Histori me zhurmues-34 gra dhe vajza në ndërmarrjen 24 Nëntori në Lushnje morën iniciativën të bëheshin traktoriste. Për të përkrahur iniciativën e tyre organizata bazë e partisë hapi një kurs të posaçëm.

Faika Sefa një nga 34 traktoristet ishte në “Histori me zhurmues” me autor dhe drejtues Pandi Laçon, për të treguar detaje nga eksperienca e saj si traktoriste.

“Më 29-Nëntor u hap shkolla e autotraktorëve dhe na thirri organizata bazë e partisë për të marrë pjesë. Unë në atë kohë isha e martuar dhe me një fëmijë. Bashkëshorti im ishte traktorist dhe ishte plotësisht dakord që edhe unë ta filloja atë kurs. Në atë kohë ishte pak e vështirë sepse sapo kishin filluar punë gratë me traktorë, por unë i theva ato koncepte”,tregoi Sefa.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al