Një qen trim ngordhi pasi u përpoq të ndalonte një hajdut i cili donte të vidhte makinën e të zotit të tij.

Videoja u kap nga kamerat e sigurisë.

Francisco Gonzales, 35 vjeç, u shpall fajtor pasi u përpoq të vidhte një Hyundai që i përkiste Bill Robbins. Ngjarja ka ndodhur në Portland, në një ditë të nxehtë  në muajin prill.

Robbins e la qenin e tij brenda në makinë me ajër të kondicionuar dhe hyri në dyqan.

Në video tregohet çasti kur Kona, qeni i Robbins, i rracës miks Labrador dhe Great Dane, i hidhet përsipër Gonzalesit i cili hyri në makinë dhe u largua bashke me qenin brenda.

Ai e braktisi makinën pas një distance të shkurtër dhe e la qenin brenda.

Kona ngordhi sepse qëndroi shumë kohë brenda në makinë pa ajër të kondicionuar./tvklan.al