Para më shumë se tre vitesh drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin” i premtoi “live” Ard Daullxhiut në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, se do t’i bënte dasmën nëse ai do të gjente nuse.

Pas disa polemikave në rrjetet sociale ku e akuzonte Ermal Mamaqin se nuk e kishte mbajtur premtimin dhe nuk as nuk e kishte ftuar në emision, këtë të shtunë Daullxhiu më në fund u bë pjesë e “Xing”-ut.

Në prani të Çanit, i cili ka qenë edhe promovuesi i tij më i madh, Daullxhiu fillimisht refuzoi që Mamaqi t’i bëjë dasmën tani që ka kaluar disa vite martesë.

Unë kam 3 vite që jam martuar, mu bë vajza 2 vjeç. S’ka lezet të bëj dasmë tani. Më mirë më jep para që të rris vajzën se sa t’më bësh dasmë

”, tha Daullxhiu.

Por pas një bisede të gjatë në studio ai pranoi të bëjë dasmën dhe bashkë me Çanin, Ermali premtoi se do t’ia organizojë atë./tvklan.al