Një 31-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Itali. Makina e tij “Smart” është përplasur “kokë më kokë” me një fugon dhe më pas nga një kamion.

Aksidenti ka ndodhur në 12 maj në Abbiategrasso. Përplasja e makinës së Andrea Zefit nga kamioni ka rezultuar fatale për të.

Ai po udhëtonte me makinën e tij, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia e kundërt. Pas përplasjes me fugonin, makina tip “Smart”, e të riut nga Lezha, është përplasur nga kamioni.

Andrea Zefi nuk mundi t’i mbijetonte aksidentit. Njerëzit në Abbiategrasso kanë shprehur ngushëllime për të riun shqiptar, babai i një fëmijë 5 vjeç. /

tvklan.al

Burimi: milanotoday