Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Vladimir Loci nga Tirana në 16 maj të këtij viti i ka marrë nga qafa me dhunë, varësen e floririt 18-vjeçares Z.K. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Krujës.

E gjithë grabitja është filmuar nga kamerat e sigurisë që ishin vendosur në rrugë. Të ditë më pas policia ka mundur ta identifikojë dhe ta arrestojë. 41-vjeçari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, lëndëve narkotike dhe kundërshtim punonjësit të policisë./

tvklan.al