File Daci është tashmë gjyshja më e famshme në Shqipëri. Bëhet fjalë për gjyshen e Bes Kallakut, Ijen të cilën aktori e ka bërë të famshme pas postimeve të vazhdueshme që bën me të në rrjete sociale.

Ija ishte sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan bashkë me nipin Bes Kallaku nga ku i ka bërë të gjithë të qeshin me historitë e saj.

Gjyshja e Besit tregoi se pak kohë më parë kishte shkuar në komisariat pasi i kishin gjobitur nipin, ndërkohë që tha se kur policët e kishin parë “nuk i zinte vendi”.

“Ija se ka problem fare. Unë shkova në komisariat se më dënuan nipin kot, i thanë se po transporton pasagjerë ndërkohë që ai shkonte në shkollë. E sorollatën një muaj dhe një ditë i thash: Do vij edhe unë me ty nesër. Kur shkova unë policët hynin e dilnin 100 herë dhe unë thash: Ç’kanë këta?

Një vajzë më tha: I’a hoqe gjobën nipit sot”, tregoi Ija.

/tvklan.al