Gjatë emisionit “Kush vjen për drekë” Ija e Besit nuk ka treguar vetëm aftësitë në gatim. Ajo foli edhe për politikanët.

Gjyshja e aktorit të humorit Bes Kallaku vlerësoi Ilir Metën si njeri të fjalës dhe familjar. Ndërkohë pyetjes së Besit se ç’mendim ka për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, Ija iu përgjigj duke thënë: Mos mi zër me gojë, nuk janë familjarë.

Ija:

Besi ma solli telefonin dhe ma mësuan dhe fillova dhe unë me “Instagram”. Tani është dimër, s’kam ndonjë gjë për të bërë. Ndez oxhakun, ngrohem dhe rri në “Instagram”, një herë e prish, një herë e rregulloj. Kur vjen nusja me djalin në shtëpi ju them ta shikojnë telefonin.

Bes Kallaku:

Se kam harruar të të pyes, po Donald Trumpit pse i komenton?

Ija:

Mos mi zër me gojë ata. Donaldi e ka shkel ndoshta i çik, por ata që nuk tradhëtojnë familjen janë tamam njerëz. Donald Trump ka tradhtuar me kohë, sot s’ka ç’të bëjë më se është 70 vjeç.

Unë Ilir Metën e kam pëlqyer gjitmonë se është familjar, nuk e di çfarë thonë për politikën, unë s’merrem me politikë. Po ai është familjar, familjarët i kam qejf unë. Ai nuk shan njeri siç shajnë këta se na nxorrën shpirtin. Kur i sheh në Parlament thua u vranë pastaj i sheh të gjithë në kafe bashkë. Ilir Metën se kam dëgjuar asnjëherë të shaj të tjerët, fëmijët i kishte si pëllumba se i pashë tek dasma e Besit.

Bes Kallaku:

Po për Veliajn, Ramën dhe Lul Bashën çfarë mendimi ke?

Ija:

Erion Veliaj i mirë është, tjerët mos mi zër me gojë kot. Po s’qe njeriu për vete, s’është as për të tjerët. Ata s’janë familjarë. Ku e ka Basha familjen? Unë se kam parë ndonjëherë familjen e Bashës…

Bes Kallaku:

I ka o Ije i ka, i ka në Hollandë.

/tvklan.al