Kënga e tij e fundit për vetëm një muaj arriti një numër rekord shikimesh. Butrint Imeri me stil dhe zë të veçantë duket se është kthyer në një nga zërat më të kërkuar të momentit.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Imeri foli mbi projektet e tij më të fundit dhe për jetën private. Vetëm disa kohë më parë këngëtari është përfolur në media për një lidhje të mundshme me prezantuesen Kiara Tito, por ai tha se janë vetëm shokë me njëri-tjetrin.

“Kiara është shoqe e mirë, asgjë tjetër. Të gjithë besoj kanë shokë, ne jemi një rreth shumë i mirë që dalim me njëri-tjetrin, shoqëria s’është e ndaluar. Unë nuk kam një lidhje aktualisht, jam i dashuruar me fansat e mi”

, tha Imeri.

/tvklan.al