Ataku në zemër i mori jetën mëngjesin e kësaj të diele gazetares së njohur Adelajda Xhamani. Ajo iku nga kjo jetë në moshë fare të re, vetëm 31 – vjeçe. Me një të ardhme të shkëlqyer përpara, Adelajda prej vitesh tashmë ishte pjesë e medias dhe botës së televizionit.

Të shumtë janë ata do ta kujtojnë gazetaren dhe kryeredaktoren për thjeshtësinë e saj, energjinë pozitive e pasionin për gazetarinë.

Ndër shfaqjet e saj të fundit televizive ishte ajo në studion e “Rudina”, në Televizionin Klan, më 11 Shtator, ku Adelajda ishte ftuar për të folur rreth dasmës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit.

Duke folur pikërisht për këtë event ajo do të vlerësonte thjeshtësinë e tij.

“Ajo që pëlqyen njerëzit ishte thjeshtësia e dasmës, kërcyen thjeshtë, kishin mbledhur njerëzit e dashur. Njeriu e zgjedh si të dojë vetë ditën më të rëndësishme të jetës…”

Më lart po ju sjellim intervistën e plotë.

/tvklan.al