Martesa 10-vjeçare me bashkëshorten e tij Lalla Diakate ka marrë fund për futbollistin e njohur Didier Drogba.

Një video intime e tij ku shfaqet me një grua tjetër u bë shkak që Drogba të divorcohej me bashkëshorten, me të cilën ishte martuar në vitin 2011.

Çifti ishte njohur për herë të parë në Paris në fund të viteve ’90 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

Drogba e ka mbajtur gjithmonë diskrete jetën e tij e private, por u detyrua të deklaronte divorcin me gruan pasi video dhe fotot e tij me një grua tjetër u bënë publike në internet.

Për shkak të disa spekulimeve në media, mund të konfirmoj që fatkeqësisht unë dhe Lalla pas 20 vitesh së bashku morëm vendimin e vështirë për t’u ndarë. Përparësia jonë kryesore mbeten fëmijët dhe jeta provate e familjes tonë”, është shprehur Drogba. /tvklan.al