Ish-Prokurori i Përgjithshëm tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

“Procesi gjyqësor ndaj ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla do të nisë nga e para. Llalla ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar pasi kjo është bërë nga avokati pa miratimin e tij”.

Adriatik Llalla është paraqitur për herë të parë dhe ka qëndruar për 1 orë e 40 minuta në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit. Këtë të premte ishte planifikuar që të mbajte seanca e mbrojtjes ndaj tij, por ish-Kryeprokurori kërkoi që të hiqet procedura e gjykimit të shkurtuar, duke bërë që gjyqi ndaj tij të nisë nga e para. Llalla ka deklaruar për mediat se do e ndjekë procesin deri në fund.

Me këtë vendim ka rënë edhe pretenca e dhënë nga SPAK, që kërkoi 3 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike.

Hetimet ndaj tij nisën rreth 2 vite më parë, ndërsa akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Tv Klan