Në videon më të re të ekzekutimit në Egjipt, ekstremistët e ISIS i kanë vënë bombën një të burgosuri dhe kanë therur 11 civilë të tjerë të akuzuar si spiunë. Aty shfaqet një ekstremist i ISIS në gadishullin Siani duke i hedhur eksplozivë një burri të veshur me rroba portokalli.

I burgosuri i akuzuar si spiun i ushtrisë egjiptiane, hidhet në erë nga shpërthimi i një bombe. Videoja e tmerrshme mban emrin “The Neck Cutting”, që do të thotë “prerja e qafës”.

Aty tregohej gjithashtu dhe si ISIS i ekzekutonte pengjet duke u prerë kokat dhe duke i qëlluar në kokë./tvklan.al