Video/ ISIS merr përgjegjësinë për dy sulmet terroriste që goditën Iranin për herë të parë



Video/ ISIS merr përgjegjësinë për dy sulmet terroriste që goditën Iranin për herë të parë

14:27 07/06/2017

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet terroriste që ndodhën në Iran paraditen e sotme, një në parlament dhe tjetri në varrin e Ayatollah Khomeini në Teheran. Pamjet e sulmit terrorist janë publikuar edhe nga media zyrtare e Shtetit Islamik, “Amaq”. Kjo është hera e parë që Irani goditet nga një sulm terrorist i përmasave të tilla.

Media shtetërore e Iranit njofton se 12 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet, ndërsa 39 të tjerë janë plagosur. Parlamenti iranian po zhvillonte seancë kur katër persona të armatosur me kallashnikov sulmuan ndërtesën duke shpërthyer bombë vetëvrasëse. Deputetët dhe stafi i parlamentit u bllokuan brenda dhe të paktën 4 persona u morën peng, thotë agjencia e lajmeve “Tasnim”. Forcat e sigurisë ju kundërpërgjigjën terroristëve, duke hapur zjarr. Më vonë zyrtarisht u njoftua se autorët ishin vrarë.

Zv/ministri i Brendshëm i Iranit, Mohammad Hossein Zolfaghari, tha se policia kishte rrethuar sulmuesit të cilët hynë në derën kryesore të Parlamentit të veshur si gra para se të hapnin zjarr. Të paktën 1 roje sigurie mbeti i vrarë nga dy shpërthime vetëvrasëse në varrin e Ayatollah Ruhollah Khomeini, udhëheqësi i revolucionit islamik të vitit 1979./

tvklan.al

 







Të ngjashme