E ftuar në emisionin “Rudina”, korrespondetja e ABC News dhe Tv Klan, Erisa Zykaj rrëfeu edhe historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin spanjoll, Zak.

Zykaj tha se është takuar me të në kursin e hollandishtes.

“Unë shkova në kursin e hollandishtes, aty nuk kisha vajtur për të gjetur dashurinë, por ja që aty e takova. Hyra në klasë dhe i përshëndeta. Ai kishte rënë në dashuri me mua, me energjinë time dhe me sytë që më shkëlqenin”,

zbuloi gazetarja

.

“Kur jam bërë nënë për herë të parë ishte fantastike. Zak ma ka ndryshuar krejtësisht jetën, ai nuk di kurrë të nevrikoset dhe të kesh fëmijë me Zakun është lumturi totale. Ne kemi 11 vite të martuar dhe ky është kurorëzimi i dashurisë së vërtetë”,

tha ajo më tej.

/tvklan.al