Këngëtarja Anxhela Peristeri dhe Ori Kuçi ishin sot të ftuara në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku zbuluan detaje rreth performancës së kësaj jave në “C’est la vie”.

Ishte Kuçi ajo që tha se këtë javë, ato do të vijnë ndryshe, do të këndojnë një këngë të huaj dashurie shumë të njohur në vendin tonë dhe gjatë performancës së tyre edhe do të kërcejnë.

“Këtë javë e kemi shumë të bukur këngën, do të kemi një performancë ndryshe, do të kërcejmë. Do të vijmë ndryshe këtë javë. Kënga që do të këndojmë është e huaj, por që është e rrahur me veshin e shqiptarëve dhe e dinë shumë njerëz”,

tha Kuçi teksa shtoi se nuk e lë Anxhela të tregojë më tej detaje.

/tvklan.al