Jona Spahiu është një nga moderatoret më simpatike që përmes emisionit të saj zbulon detaje nga jeta personale e personazheve të njohur në Shqipëri. Por sot moderatoja duket se ka qenë protagoniste.

Përmes studios “Rudina” Spahiu foli publikisht për marrëdhënien me të dashurin e saj Frenklin. Spahiu tha se lidhja me Frenklin është një marrëdhënie e rëndësishme për të dhe se lumturia e kohëve të fundit në jetën e saj mban emrin e dashurisë.

 “O sa turp qenka të flasësh për të dashurin. Ai thotë se e pëlqen ushqimin tim, nuk e di nëse e bën këtë për t’më bërë qejfin mua. Por fakti që ai ka ngrënë kaq shumë prej meje do të thotë se i pëlqen. Mua më pëlqen të kujdesem dhe mendoj se të jesh e kujdesshme ndaj detajeve është një çels i mirë se si gjërat të funksionojnë kudo. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm ndaj gjërave me vlerë që ka në jetë në mënyrë që ti mbajë gjatë ato.

Ne jemi njohur në punë, ai është komentator. Kishim të njëjtin rreth njerëzish. Ka qenë edhe një pengesë në fillim që ne të ishim bashkë, për shkak të mendësisë time që e kisha shumë të vështirë të pranoja një raport në mjediset e punës. Ndoshta ngaqë unë jam shumë e çlirët dhe sociale dhe më dukej e pamundur për të krijuar një raport të tillë përtej marrëdhënies profesionale në punë.

Ne jemi tashmë bashkë dhe është marrëdhënie e rëndësishme për mua. Unë jam njeri që e reflektoj lumturinë dhe e kam të pamundur ta fsheh dhe lumturia e këtyre kohëve ka edhe emrin e dashurisë. I dashuri im quhet Frenklin

”, tha Spahiu.

/tvklan.al