Aktorja dhe prezantuesja Jonida Vokshi ishte sot në studion e “Rudina” nga ku foli edhe për miqësinë me këngëtaren Elvana Gjata.

Vokshi tha se këngëtaren e ka më shumë se sa mike dhe tashmë që ajo nuk është në Shqipëri ndjen mungesën e saj.

“Miqësia me Elvanën ka nisur herët, që në shkollë, para konkurimit në Akademinë e Arteve. Unë Elvanën nuk e konsideroj mikeshë, por si motër. Unë dhe Elvana kemi shumë ngjashmëri. Tani që ajo është larg më mungon shumë. Por kur është këtu unë e mbërthej fort. Ajo po bën një punë të shkëlqyer atje ku është dhe nuk më takon mua të flas për këtë”, tha Vokshi.

/tvklan.al