Kamerat e sigurisë së një lokali kanë filmuar momentet se si objektet lëviznin vetë pa pasur asnjë person tjetër në ambientin përreth.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Kent të Britanisë së Madhe në muajin Gusht të këtij viti. Pronari i lokalit, Allister Collins kur ka parë pamjet e kamerave të sigurisë ka mbetur i shokuar dhe nuk u ka besuar syve.

Ai thotë se vuri re që objekte të tilla si karriget e çadra lëviznin vetë. Sensori i kamerave kapte lëvizje, ndërkohë që brenda lokalit nuk ndodhej askush.

Allister Collins këto pamje i publikoi në Facebook, ku pati mjaft reagime. Askush nuk arrinte ta kuptonte atë që po ndodhte. Collins thotë se ky fenomen nuk ndodhi njëherë të vetme, por në mënyrë rë përsëritur.

Ai kishte vëzhguar disa herë kamerat e sigurisë gjatë natës në lokal dhe pamjet tregonin se objektet lëviznin vetë.

/tvklan.al