Këto janë pamjet e aksidentit të frikshëm që pësoi aktori Hollywooudian George Clooney të martën në Sardenjë. Një kamera e sigurisë ka fiksuar momentin kur 57-vjeçari që po udhëtonte me një skuter përplaset me një makinë Mercedez Benz që po ecte kundravajtje përballë tij.

Siç duket edhe ne videon e publikuar nga “Corriere Della Sera”,  Clooney ka fluturuar disa metra në ajër për të rënë më pas në asfalt.

Edhe pse aksidenti duket shumë i rëndë, aktori fatmirësisht ja doli pa dëmtime të mëdha, kjo edhe falë kaskës mbrojtëse. Kanë qenë shërbimet e urgjencës që i dhanë ndihmën e parë.

Megjithatë atij i duhet të qëndrojë 20 ditë nën mjekim jashtë spitalit,  për shkak të disa tronditjeve në gju dhe frakturave në legen.

Aksidenti bëri që Clooney të ndërpresë xhirimet e serialit, arsye për të cilën ai ndodhej në Itali.

Tv Klan