Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që është treguar gjithnjë e rezervuar për jetën private. Bëhet fjalë për Blerina Brakën, e cila tashmë po shijon ditët e saj më të bukura, pasi është në pritje të embël të djalit të saj.

Këngëtarja ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku foli për shtatzëninë dhe planet për martesë. Braka tha se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur emrin e djalit, të cilin do ta quajnë Edeil dhe tregoi se kanë planifikuar të bëjnë dasmë në ditëlindjen e tij të parë.

“Unë nuk e kam ndjerë shtatzëninë pasi kam qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje. Nuk kam marrë frymë nga aktivitetet dhe ndonjëherë më duket sikur e kam lënë babin pasdore dhe sot me programin tënd do ta mbyll dhe do qëndroj në shtëpi, të pres ardhjen e djalit. Jam munduar t’i bëj të gjitha gjatë kësaj periudhe. Lajmin e shtatzënisë e kam marrë ditën e parë që do të këndoja në Këngën Magjike. Do bëhesha gati dhe bëra një test shtatzënie, sepse prej kohësh ne e prisnim një fëmijë. Shkova me vrap tek im shoq dhe s’po e besonim të dy. Lajmin më pas e dhashë në netët finale. Unë dhe bashkëshorti im jemi të martuar ligjërisht, por nuk kemi bërë dasmë. Kemi menduar ta bëjmë në 1-vjetorin e Edeil”

, tha Braka.

/tvklan.al