Ajo është ndër personazhet publike më të rezervuar, përsa i përket jetës private.

Por, sot në emisionin “Xing me Ermalin” duket se Eli Fara ka thyer barrierat. E pyetur se kur do të martohet këngëtarja la të kuptohet se ka shumë propozime, por theksoi se këto gjëra nuk janë me plan.  

Drejtuesi i emisionit shkoi edhe më tej, duke pyetur këngëtaren se kush është burri më i bukur që ajo ka parë. Këngëtarja u përgjigj duke thënë se burri më i bukur që ka parë është ish-Presidenti i Amerikës, Bill Kinton.

Ermal Mamaqi: Kush është burri më i bukur që ke parë?

Eli Fara: Bill Klinton

/tvklan.al