Zajmina Vasjari ndau me të gjithë sot përmes emisionit “Xing me Ermalin” se si e mori lajmin e shtatzënisë.

Ajo tregoi se kur nisën simptomat e para dyshoi për një shtatzëni por testet që kishte bërë kishin nxjerrë të kundërtën. Më pas këngëtarja tha se i ishte drejtuar spitalit bashkë me motrën ku edhe kishte bërë analizat dhe pasi kishin dalë përgjigjet ka qenë motra ajo që i ka dhen lajmin Vasjarit.

“Khloe nuk u bë me plan edhe pse dëshira ka qenë që të kishim një fëmijë. Ditën kur unë kisha ditëlindjen kemi marrë vesh se unë isha shtatzënë dhe ditën e ditëlindjes së Klodit kemi dëgjuar për herë të parë rrahjet e zemrës së vajzës. Kur të vijnë këto shenjat e shtatzënisë që ke këputje, lodhje dhe gjumë, mendova se isha shtatzënë, kam bërë 10 teste dhe të gjitha kanë dalë negativë. Ideja që mund të isha shtatzënë më iku si variant dhe shkova në një klinikë të bëj analizat.

Isha bashkë me motrën time. Pasi bëra analizat më thanë që do dalin përgjigjet pas gjysmë ore. Ikim nga klinika dhe shkojmë në punë. Pas gjysmë ore më merr motra në telefon duke qarë, çfarë ka e pyes? Do bëhem teze më tha. Si teze i thash, se nuk e kuptova që e kishte për mua. Ok më tha do bëhesh nënë”

, rrëfeu Vasjari.

/tvklan.al