Moderatorja dhe aktorja Klea Huta ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku nuk i shpëtoi pyetjeve për marrëdhënien e shumëpërfolur me kantautorin Elgit Doda.

Huta nuk preferoi të flasë me detaje për marrëdhënien me Dodën, teksa tha se kantautorin e ka vetëm shok.

“Unë nuk dua të flas më për këtë pjesë, është folur shumë dhe nuk dua ta prek më. E kam diskutuar me Elgitin pjesën e të folurit në publik, ne jemi shokë dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë. Nuk jemi mërzitur nga komentet, por të krijojnë bezdi”,

tha Klea.

/tvklan.al