Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka ndezur Prishtinë me koncertin madhështor që u organizua për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në mbrëmjen magjike nuk munguan as surprizat që Rita Ora kishte përgatitur për publikun. “Vallja e Rrugovës” u interpretua në skenë nga këngëtarja shqiptare së bashku me stafin e saj. Një surprizë që i emocioni të gjithë.

Në përfundim të koncertit, Rita falenderoi të gjithë shqiptarët dhe pjesëmarrësit përmes një postimi në Instagram. Rreth 300 mijë shqiptarë kishin mbushur sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Sapo më thanë se rreth 300 mijë njerëz erdhën të më shikonin sonte. Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Nuk mund të isha në asnjë vend tjetër të botës. E nisëm këtë bashkë dhe nuk mund të isha askund pa ju. Një falenderim special për skuadrën time dhe për qeverinë. Ka rreth 10 vite që performoj dhe kjo ndjenjë nuk largohet kurrë. Ju jam falenderuese. Jam krenare. Jam shqiptare”,

përfundon Rita Ora postimin në Instagram.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ishte e ftuara speciale në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

/tvklan.al