Një tra është vendosur në vend të urës në Paper të Elbasanit. Në një pako llokume lëvizin krimba të gjallë, duke na “bindur” edhe një herë për sigurinë e lartë ushqimore.

Në ambientet e okulistikës vijojnë radhët e gjata.

Në urgjencë nuk i bëjnë gjilpërën fëmijës, pasi pretendojnë se këtë urdhër kanë. Në kangjellat e shkollës “Pjetër Budi” digjen plehra ‘për shtatë palë qejfe’.

Qytetarët kanë realizuar një foto-montazh me ekipin qeverisës të “super-rilindjes”.

Janë këto disa nga situatat, që u transmetuan dhe komentuan në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i Absurdit”.

/tvklan.al