Kristi Karkanaqe ka qenë sot një prej të ftuarve në emisionin “Rudina.”

Karkanaqe është një prej artistëve që performon në rrugë dhe quan atë si skenën më të madhe.

“Flying High”, është kënga më e re e tij dhe e ka performuar për herë të parë në një studio.

“Rruga është skena më e madhe që të fal shumë energji dhe shumë dashuri. Rruga nuk ka kornizë as rregulla të shkruara, je t’i që vendos. Ka njerëz që më kërkojnë të këndoj këngë të ndryshme. Pagesat që njerëzit bëjnë në rrugë janë vlerësim, ata më mbështesin që unë të vazhdoj çdo ditë, është një matës se sa e ndjejnë atë që t’i transmeton. Të kënduarit në rrugë më jep shumë kënaqësi dhe ndoshta do vazhdojë gjithë jetën time” tha Karkanaqe

. /tvklan.al