Edicioni Veror këtë herë shkoi në LRI Summer Camp. E kthyer tashmë në një traditë, LRI organizon çdo vit kampin rinor në Jalë. Përveç argëtimit, në kamp mësohet dhe punohet me frymën e ekipit dhe grupit.

Atje nuk mund të mungonte edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ajo tregoi për Edicionin Veror se është gjithmonë diçka pozitive që ndodhet mes të rinjve. Gjithashtu Kryemadhi zbuloi se ku preferon ajo dhe presidenti i vendit, Ilir Meta, t’i kalojnë pushimet.

“Në fakt jashtë shtetit e kemi shumë të vështirë për të vajtur. Mund të themi për shkak të organizimit. Fëmijët tashmë janë rritur dhe ne e kemi pak të vështirë për t’i mbajtur në yqëm

Ne vetë si çift na pëlqen më shumë Shqipëria sepse duke qenë personazhe, sidomos unë njëherë, nuk bëj dot pushime vetëm. Dua muhabet, dua me kë të merrem. Iliri është shumë indiferent në pushime, pra është njeri që lexon libra. Pra është i qetë, ndërsa unë jam më aktive dhe joshemi dhe priremi tek vendet tona.

Për shembull këtë verë ne kemi qenë në Kosovë, ku bëmë 10 ditë pushime në Prevallë. Që ishte një nga gjërat më të bukura. Po kështu gjithmoni kampi i Jalës që është prej një javësh për mua është pushim dhe pavarësisht se është aktiv dhe ka atë ngarkesën e vet psiokologjike, por është i jashtëzakonshëm se të krijon një lloj mundësie ose rigjenerimi psikologjik për veten. Pastaj ditët e tjera janë week ende-t që ne i kalojmë përgjithësisht me miq e me shokë, pra me grupin parlamentar në mënyra nga më të ndryshme”,

 tha Kryemadhi.

Më pas qëndrimi në kamp vijoi me tingujt e muzikës nga të rinjtë dhe përfundoi me shfaqjen e “prodhimit” më të ri të kinostudios “LRI Jalë”.

/abcnews.al