Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu foli lidhur me debatin e një kulle pas godinës së Teatrit Kombëtar.

Veliaj tha se “

në zonën e Teatrit do të ketë vetëm teatër, do të shihen të gjitha propozimet së është dhe një propozim financiar”.

Ndërsa tek pjesa pas teatrit mund të ndërtohet çdo gjë që e lejon ligji.

“Nëse e lejon ligji, mund të ketë hotele me 5 yje, mund të ketë zyra bashkia që Tirana ka nevojë”.

 

“Pas teatrit është një pjesë private dhe ashtu siç u punua dhe me stadiumin, për një shtet që i ka financat e vogla. Në këtë Shqipërinë tonë të kushteve modeste na duhet të jemi më kreative. Bashkia siç futet aksionere ku ka vetë tokë dhe në shkëmbim të  tokës së vet merr një objekt publik, çerdhe shkollë, ne do të bëjmë negoiciatën maksimalë që në pjesën e bashkisë të marrim çdo qindarkë që ti shkojë falas teatrit”.

Ndërsa përsa i përket arsyeve pse do të prishet Teatri, kryetari i Bashkisë tha se ka disa arsye pse duhet të prishet godina.

“Është një projekt pa vlerë i Italisë fashiste. Duke iu referuar një studimi të arkitektëve të huaj, teatri ka qenë ndërtuar me tallash dhe lëndë të tjera të dëmshme,që ka shkaktuar dëme dhe sëmundje kancerogjene tek artistët e teatrit. Teatër me azbest, me kancer nuk do të ketë më.

Kemi marrë një kërkesë, kemi marrë një ofertë për t’u siguruar që ne kemi një teatër pa kullë, një teatër modern, një teatër që largohet nga tallashi, algat dhe shkrepëset skarco me të cilat kemi bërë panelet, një teatër që ka ngrënë jetët e shumë aktorëve”

, tha Veliaj.

/tvklan.al