Bebe Rexha, një tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, ka “dalë pak nga vetja”. Ajo ka postuar në rrjetin social Facebook, një video, ku është duke kërcyer vallen e Rugovës. Bukur Bebe, bukur, i hedh këmbët…

Bebe Rexha ka lindur në Nju Jork nën emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga dy prindër shqiptarë. Ajo nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare.

Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën. Ajo ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës, si David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj etj.

/tvklan.al