Zënkave mes këngëtarëve Ledri Vula dhe Noizy i ka ardhur fundi. Djemtë ia kanë lënë gjithçka të shkuarës dhe këtë e ka provuar edhe me klipin e tyre më të ri, që kanë realizuar sëbashku.

Sot në emisionin “Xing me Ermalin”, aktori i famshëm Blerim Destani zbuloi se këngëtarët i ka pajtuar muzika dhe jo ai.

Mamaqi:

A e pajtove ti Ledrin dhe Noizyn?

Destani:

Jo, ata i pajtoi muzika. Edhe Ledrin edhe Noizin i kam miq dhe u gëzova shumë kur mora vesh që do këndonin këngë bashkë.

/tvklan.al