Regjisorët shqiptarë Esat Musliu dhe Pirro Milkani ishin sot të ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfyen si e “ringjallën” filmin “Skënderbeu”.

Gjatë emisionit, Musliu tregoi se vështirësia më e madhe për ridublimin kishte qenë gjetja e një dublanti për zërin e aktorit të madh, Kadri Roshi.

Regjisori tha se për të gjetur dublantin kishte provuar 10 aktorë dhe në fund vendosën për djalin e Kadri Roshit, Kliti Roshin, i cili sipas tij e imitonte në mënyrë perfekte.

“Vështirësinë më të madhe dhe thuajse të pamundur e gjetëm tek ai historiani i famshëm të cilin e ka dubluar Kadri Roshi. Aty unë kam provuar 10 aktorë. Aktorëve nuk i’u ka mbetur hatri dhe si përfundim morëm të birin e Kadri Roshit, Kliti Roshin. Ai nëpër ambientet e kafeneve ku takoheshim e imitonte në mënyrë perfekte dhe në fakt ashtu e ka bërë. Dhe është personazhi i vetëm që nuk kuptohet nëse është Kadriu vetë, apo ndonjë aktor tjetër”,

tha Musliu.

/tvklan.al