Aurela 18 vjeç, vajza që shihni në foton më poshtë, prej 23 ditësh ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga banesa e saj në fshatin Gdheshtë të Kukësit.

Pas një operacioni  të gjerë, Policia e Kukësit  arriti ta gjente të varur në një zonë shumë të pyllëzuar dhe në një terren të vështirë malor rreth 2 km larg banesës.

Mjeku ligjor i cili shkoi nga Tirana në qytetin verilindor përcaktoi se shkaku i vdekjes është vetëvrasja me litar.

Sendet dhe telefoni personal është arritur të gjendet në vendin e ngjarjes.

Policia konfirmon se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por po heton për shkaqet që shtynë 18-vjeçaren të kryente aktin e rendë të vetëfiljimit.

E fejuar që prej 10 muajsh, Aurela sipas të afërmve nuk ishte patur probleme të fejuarin dhe madje shkonin mirë.

Në pyetje janë marrë të gjithë familjarët, 4 motrat, vëllai i vogël dhe dy prindërit e të ndjerës për të zbardhur arsyet e vetëvrasjes.

Policia shprehet e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në këtë pjesë ndërsa po hetohet  në  bashkëpunim me prokurorinë dhe për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: Spartak Koka