Mijëra njerëz kanë shijuar edicionin e fundit të “Calcio Storico”, në Firence. “Calcio Storico”, është sporti me brutal në botë me origjinë në Itali. Nuk ka pothuajse asnjë rregull.

Kjo video e publikuar në Facebook dhe Youtube, ka marrë mijëra klikime duke tërhequr vëmendjen e gjithë përdoruesve të internetit.

Ky është sporti ku shtyrjet, bllokimi i frymëmarrjes dhe goditjet me bërryla në trup janë të lejuara.

Vetëm grushtet dhe goditjet në kokë janë të ndaluara. Kjo është një formë e hershme futbolli i luajtur që prej shekullit të 16-të.

Nuk ka asnjë ceremoni medalje, por ekipi fitues fiton një lopë./tvklan.al