Ky është momenti qesharak kur një portier festonte për golin që nuk pësoi, kur disa sekonda më pas topi kthehet në rrjetë.

Ndeshja mes Bangkok Sports Club dhe Satri Angthong përfundoi në barazim 2 me 2 dhe rezultati duhej të vendosej nga penalltitë.

Edhe penalltitë ishin barazim 19 me 19, kur lojtari i fundit i Bangkok Sports, portieri bën goditjen dhe topi përplaset në traversë dhe fluturon lart.

Portieri kundërshtar fillon të festojë për golin e humbur dhe papritur topi bie në tokë, përplaset në shpinën e tij dhe përfundon në rrjetë. Emocionet e ndeshjes ndryshuan tashmë në kah të kundërt.

/tvklan.al