Gazetarja Ilva Tare dhe moderatori Ermal Mamaqi kanë improvizuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin” një edicion lajmesh. Përmes titujve të përzgjedhur Tare dhe Mamaqi kanë ironizuar titujt e lajmeve që shpërndajnë portale të ndryshëm.

Gjatë emisionit Tare tha se titujt e lajmeve nuk janë më si dikur, por bëhen më tepër për marketing.

Këto ishin disa prej titujve kryesorë të “edicionit të lajmeve” në “Xing me Ermalin”:

– Bosi shqiptar i dergj votkën në gjoks Gentës së Big Brother

– Gazeta më e madhe në Holandë: Tirana qyteti më modern në Ballkan

– Enca i kthehet keq fanses, e shan nga mami. Ja postimi që u fshi

– As një, as dy. Ja sa shtëpi ka Albërie Hadërgjonaj

– Zgjidhni një pemë dhe trego çfarë karakteri keni

– Noizyn nuk e zë gjumi, i dërgon mesazhe gjatë natës Rihanës

– Linda Rei tërbon rrjetin, hap këmbët dhe ekspozon gjoksin në foton e fundit

– Do shkriheni së qeshuri, ajo që i bën Mimoza Seldit nuk pritej.

/tvklan.al