Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) ka lëshuar me sukses në orbitë satelitin ‘Sentinel-5-P’, që mund të shpëtojë mijëra njerëz prej ndotjes.

Sateliti kishte nëntë vjet që ishte planifikuar për t’u ndërtuar. Tashmë, ‘Sentinel-5-P’ do të mundësojë informacion të shpejtë dhe të saktë duke shpëtuar mijëra persona që vdesin prej smogut dhe ndotjes.

U deshën pak më shumë se një orë  që shkencëtarët që ndodheshin në qendrën teknike të ESA-s të merrnin sinjal nga sateliti për të mësuar se kishte arritur pa u dëmtuar në orbitë.

Sateliti ‘Sentinel-5-P’ do të mbledhë informacione të rëndësishme në orbitë mbi ndotjen për rreth shtatë vitet e ardhshme.

/tvklan.al