Video/ Linda Rei flet për planet e martesës…



Video/ Linda Rei flet për planet e martesës…

18:16 25/09/2017

Linda Rei është një personazh shumë i komentuar, për faktin që ajo ka zgjedhur të bejë në jetë një ndryshim jetësor. Atë të gjinisë. Por, e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Linda ka rrëfyer marrëdhënien me biznesmenin dhe planet për martesë dhe fëmijë.

Linda tha se si çdo marrëdhënie edhe ata kanë krizat e tyre dhe xhelozi të përditëshme, pasi ai është jashtë botës së showbiz-it.

“Marrëdhënia jonë vazhdon si çdo histori përrallash, fillojnë bukur ka disa ngatërresa, por s’mund të jetë gjithmonë lule jeta. Ka kriza të përditshme, xhelozia. Ai është jashtë botës së showbiz-it dhe kjo krijon kompikacione. Por unë jam e para që për dashurinë do ngre duart lart dhe do dal nga kjo botë, showbizit sot i duhem nesër jo. Në fillim i fejuari im nuk e kuptoi, por pas dy tre herësh që kemi dalë ndjeva dëshirën që ai të dinte të vërtetën dhe i tregova historinë time me një intervistë dhe më tha e kaluara është e kaluar kjo që po shoh tani më pëlqen. Ne kemi 6 muaj bashkë.

Martesa është e bukur, fustani i bardhë, por nuk e di, kam pak frikë. Më tremb pak ideja e të paturit fëmijë se është shumë delikate dhe duhet të keshë të gjitha kushtet për atë fëmijë. Tani nuk e kam atë forcë për të rritur dikë tjetër sepse mezi jam rritur unë dhe dua ta shijoj këtë”,

tha Linda.

/tvklan.al







Të ngjashme