Është shndërruar tashmë në fenomen transmetimi i videove të fëmijëve, që ngulen para ekranit dhe kërcejnë me “fllonxat” e emisionit “Stop”. Këtë herë janë Elia, Arla nga Italia dhe Timoty, që sinkronizohen me Alesian dhe Onin.

Ndërsa këto janë disa nga episodet e shfaqura dhe transmetuara në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “hitparadë i absurdit shqiptar”:

Një kamion shkarkon mbetjet në liqen.

Një qytetar tregon se nuk mund ta bëjë kolaudimin e makinës pa para.

Makina e plehrave kullon ujë.

Kazanët e plehrave në Durrës janë të tejmbushura./tvklan.al