“Unë kam qenë 12 muajshe kur im atë ka ndërruar jetë. Por di të them një gjë, që mamaja ime ka ditur ta kamuflojë shumë mirë mosprezencën e tij në shtëpinë tonë. Babain nuk e kam njohur sepse kam qenë shumë e vogël, jam njohur me video dhe foto me të”.

Këto ishin fjalët e moderatores Luana Vjollca në “Xing me Ermalin” teksa foli për babain e saj të ndjerë dhe vështirësitë që ka kaluar familja e saj.

Ndryshe nga herë të tjera, në këtë intervistë moderatorja rrëfeu se ajo dhe motrat e saj e kanë ndjerë gjithmonë mungesën e figurës së babait në familje dhe se jeta pa të për to ka qenë shumë e vështirë.

Ermal Mamaqi: Dua të të pyes për një temë për të cilën dhe ti e ke të vështirë të flasësh. E vërteta është që ti je rritur me mamin dhe motrat sepse babi juaj ndërroi jetë në moshë të re. Sa e vështirë ka qenë për ty të rritesh pa figurën atërore?

Luana Vjollca: Nuk isha përgatitur për të tilla pyetje në emision humori. Unë jam shumë fanatike për jetën private dhe kjo ndonjëherë është gabim sepse njerëzit duan të dinë. E vështirë ka qenë, por besoj se më e vështirë ka qenë për mamin, Nuk dua të flas shumë për këtë. Unë kam qenë 12 muajshe kur im atë ka ndërruar jetë. Por di të them një gjë, që mamaja ime ka ditur ta kamuflojë shumë mirë mosprezencën e tij në shtëpinë tonë. Ajo ka qenë heroinë. Po flas për mamin se babain nuk e kam njohur sepse kam qenë shumë e vogël, jam njohur me video dhe foto me të. Besoj që sot jam kjo që jam sepse ajo na ka mësuar që femrat ia dalin vetë mbanë.

/tvklan.al