Kimia mes dy të ftuarve të sotëm në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan, i ka mbërthyer të gjithë përpara ekranit.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja dhe artistin Robert Aliaj.

Edhe pse thanë se nuk kanë marrëdhënie të mira me gatimin, të dy të ftuarit e kanë shijuar procesin në kuzhinën e Tv Klan duke ndihmuar edhe njëri-tjetrin me recetat. Gjatë kohës që Aliaj bënte brumin për kulaçin e Lubonjës, kjo e fundit e ka lyer me miell.

Janë ca spektakle ose teatro që bëhen”

, tha Monika teksa shpërndau mbi Aliajn miellin që mbante në dorë.

Ndërkohë Aliaj është “hakmarrë” shpejt, duke i pirë vezët.

/tvklan.al