Një burrë u detyrua të hiqte me forcë duke e prerë me thikë një peshkaqen të vogël që e kishte kafshuar në bark dhe nuk e lëshonte.

Ngjarja ndodhi në brigjet e Marhon në Florida të Shteteve të Bashkuara, kur burri ishte duke notuar.

Ervin Maccarty sapo ndjeu kafshimin doli menjëherë nga deti dhe hipi në një varkë aty pranë. Mirëpo peshkaqeni nuk po e lëshonte. Në ndihmë i shkuan edhe disa persona të tjerë, të cilët po përpiqeshin që të hiqnin peshkaqenin e vogël, por pa sukses.

Ata u detyruan ta prisnin me thikë që burri të shpëtonte nga dhëmbët e peshkaqenit, fatmirësisht pa pasoja serioze. 

/tvklan.al