“Facebook” duket se është kthyer në problemin e një familje në Korçë, madje ka shkaktuar edhe divorc.

Ishte Lulzimi nga Korça ai që përmes emisionit “Aldo Morning Show” kërkoi njohje ndërkohë që tregoi shkaqet e divorcit me gruan. Ai tha se gruaja e tij kishte njohur një tjetër në “Facebook” dhe më pas ishte larguar nga shtëpia.

“Jam Lulzimi nga Korça, të mora për një njohje. Unë jam ndarë nga gruaja. Jam 45 vjeç, jam martuar i vogël. U martova se kisha mamanë sëmurë. Tani jam ndarë se iku ajo, njohu një në “Facebook”. Unë s’kam faj fare për ndarjen, unë s’jam as i rakisë dhe as i duhanit. Unë kam 8 klasë shkollë”,

tha Lulzimi.

/tvklan.al