Eva Alikaj dhe Alar Band janë ndër çiftet më të dashura në “C’est la vie” në Tv Klan. Sonte ata performuan me këngën e njohur italiane ‘Felicita’.

Marina Vjollca:

Eva isha duke folur për nostalgjinë e në fakt kënga edhe kënga që ju sonte e sillni këtu, do na çoni pas në kohë në vitet ’80, do të performoni një nga këngët më të bukura të Albanos dhe Rominës. Më trego pak, si është përgatitja për këtë këngë?

Eva Alikaj:

Ne e këndojmë me shumë dëshirë, vetëm se nganjëherë harrojmë tekstin, ishalla s’na ndodh kjo sot.

Marina Vjollca:

E çfarë do të të bënte sonte të lumtur meqënëse po flasim për lumturinë?

Eva Alikaj:

Çfarë do më bënte sonte të lumtur? Nëse djali im do ishte këtu.

Alar Band:

Unë shpresoj që Eva të bëhet e lumtur sonte dhe të këndojmë sa më bukur

. /

tvklan.al