Laptopi i cili është krijimi më i ri i kompanisë Apple, është më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i tij. Ai vjen gjithashtu dhe më një ndryshim të madh në tastierë.

Apple ka lancuar MacBook Pro të ridizenjuar, e veçanta e të cilit qëndron tek ekrani i ri, i cili është i ndërtuar tek tastiera.

Ky ekran mbështetet tek funksionet kryesore që kanë ekzistuar në çdo laptop që është krijuar në çdo dekadë. Kompania tha se ishte “çmenduri” të vazhdonin ta përdornin atë teknologji dhe në vend të saj kishin ndërtuar një “Touch Bar” (shirit me prekje).

dj-touchbar-100690022-large

Ky shirit përfshin gjithashtu një sensor i cili njeh gjurmën e gishtave, që do të thotë se njerëzit mund ta hapin laptopin e tyre vetëm me një prekje gishti.

Tek laptopi bëj pjesë gjithashtu dhe “secure enslave” që është prezent tek iPhonët ose iPadët. Kjo veti do të thotë se të gjitha të dhënat tuaja janë të sigurta dhe se askush nuk mund të ketë akses në laptopin tuaj nëse sensori i nuk e njeh gjurmën tuaj të gishtit.

Versioni MacBook Pro ku përfshihet “Touch Bar” fillon nga 1799 $, ndërsa ai me versionin tradicional 1499 $./tvklan.al