Janë shumë të ftuarit, të cilët nuk kanë mundur t’i mbajnë lotët në studion e “Rudina”. E ftuar këtë të premte në Tv Klan, këngëtarja Manjola Nallbani mori një mesazh prekës nga vëllai i saj. Edhe këngëtarja nuk mundi t’i mbante lotët, nga fjalët që Eraldi kishte rezervuar për të.

Por fjalët prekëse të tij, nuk lanë pa emocionuar edhe vetë prezantuesen e programit, Rudina Magjistari. Ajo u shfaq e përlotur dhe zbuloi se qëkur është bërë nënë preket për çdo të ftuar në studio (shih videon min 02:47).

“U emocionuan të gjithë pafund. Një mesazh i mrekullueshëm i vëllait pë motrën. Jeni të dy shumë të lidhur, por edhe me fat që keni njëri – tjetrin. Ishin momente shumë prekëse. 

Unë që kur kam lindur jam bërë aq e ndjeshme dhe prekem për çdo të ftuar në studio”,

u shpreh Magjistari.

/tvklan.al