Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë nëpër panele televizive nga ku flet për politikë apo çështje të tjera, sot politikania Majlinda Bregu ka sfiduar veten në kuzhinë. Bregu ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” nga ku tha se është hera e saj e parë që gatuan në një studio televizive.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike kishte zgjedhur të gatuaj një supë me gështenja dhe një sallatë të lëhtë. Gjatë emisionit Bregu rrëfeu fëmijërinë e saj teksa tha se është rritur në një familje me shumë njerëz.

“Unë jam rritur në shtëpi me shumë njerëz. Shumë hahej dhe shumë gatuhej. Kishte shumë pemë dhe unë sot kam qejf po ato fruta që kam ngrënë atëherë, fikun, rrushin dhe hurmat. Mami im zakonisht gatuante për gjithë shkallën e pallatit, mbaj mend që kur bëhej bakllava mbuloheshin divanët me çarçafë dhe vareshin petët dhe mbase ngaqë nuk më takonte as ai cepi i divanit që kisha unë ende as sot nuk e fus bakllavanë në gojë. Unë në përgjithësi nuk ha ëmbëlsira. Unë ha ushqimet që më përshtaten, ha gjërat djegëse”

, tha Bregu.

/tvklan.al