Tiranë- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës tek “Astiri”. Mësohet se automjeti ka qenë në lëvizje gjatë kohës që ka marrë flakë. Burime nga policia bëjnë më dije se ngjarja ka qenë aksidentale. Makina ka pësuar një defekt që ka shkaktuar flakët.

Sikurse shihet dhe nga pamjet të cilat janë raportuar në rubrikën “Kallëzo” në

tvklan.al,

automjeti është i gjithi i përfshirë nga flakë të mëdha.

Fatmirësisht drejtuesi ka dalë menjëherë nga makina dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim.

/tvklan.al