Tiranë-Një aksident ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet. Një automjet tip “Audi” ka përplasur një fëmijë 10 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur teksa nëna me tre fëmijët po kalonte rrugën. Për pasojë mjeti, i cili udhëtonte nga ura e “Pallatit me Shigjeta” në drejtim të “Vasil Shantos”, ka kapur njërën prej tyre.

Është dashur ndërhyrja e kalimtarëve për të nxjerrë vajzë poshtë gomave të makinës ku ishte bllokuar.

Momenti kur kalimtarët ndihmojnë për të nxjerrë fëmijën e aksidentuar nga makina

Ajo aktualisht është në spitalin e Traumës nën përkujdesje mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.

Informacioni paraprak i policisë

Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al