Një këmbësor u përplas nga një automjet mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë, teksa po kalonte te vijat e bardha. Ngjarja ndodhi në rrugën Ferit Xhajko, pranë zonës së njohur si ish-restorant Durrësi.

Tvklan.al sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa shërbimet e urgjencës transportojnë me ambulancë të plagosurin.

Në vendin e ngjarjes ndodhet aktualisht edhe policia, që ka ndaluar shoferin e automjetit dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti./tvklan.al