Një i moshuar ka humbur jetën sot pasi u përplas nga një makinë në Fier. Gazetarja e Klan News Anila Sefa ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.


Mësohet se shoferi i makinës është vënë në pranga.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./tvklan.al